Maqedoni
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm dhe relativisht i ngrohtë me periudha të diellit
08.01.2016 09:08
Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm dhe relativisht i ngrohtë me periudha të diellit dhe me erë të dobët veriperëndimore...

Në pjesën perëndimore janë të mundshme të reshura lokale të shiut. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura do të lëviz prej pesë deri 11 gradë Celsius.
Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm dhe relativisht i ngrohtë me periudha të diellit. Do të fryejë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura do të arrijë deri 8 gradë Celsius.
Gjatë dy ditëve të ardhshme do të ketë më shumë diell. Prej të dielës do të mbisundojë mot me vranësira të ndryshueshme me të reshura lokale të shiut, dhe do të jetë relativisht më i ngrohtë për këtë pjesë të vitit. Gjatë fundjavës në disa fushgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës.
