Maqedoni

Mjegull në aksin rrugor Katllanovë - Veles

08.01.2016 09:22

Për shkak të paraqitjes së mjegullës, dukshmëria në aksin rrugor Katllanovë - Veles është zvogëluar në 50 metra...

Komunukacioni në të gjitha rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të lagështa.
 
LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar gjatë qarkullimit dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Kujdes të veçantë duhet pasur në akset të cilat kalojnë përmes grykave malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Demir Kapi - Udovë, Koçan - Dellçevë, Vinicë - Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia