Botë
Keri: SHBA-ja dhe Franca çdoherë do të jenë bashkë
08.01.2016 09:24
Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Keri me rastin e përvjetorit të sulmeve ndaj gazetës satirike parisiene "Sharli ebdo", deklaroi se SHBA-ja dhe Franca...

Sekretari amerikan i Shtetit Xhon Keri me rastin e përvjetorit të sulmeve ndaj gazetës satirike parisiene "Sharli ebdo", deklaroi se SHBA-ja dhe Franca çdoherë do të jenë bashkë dhe se nuk ka asnjë justifikim racional për sulmin ndaj burrave, grave dhe fëmijëve të pafajshëm.
"Asnjë vend nuk e di më mirë se Franca se liria e ka çmimin e saj... Qëllimi ishte për të krijuar frikë dhe ndarje, por në fakt (sulmi) edhe më tepër na afroi", porositi Keri.
Në sulmin terrorist mbi selinë e gazetës Sharlie Ebdo më 7 janar të vitit të kaluar ku humbën jetën 11 të punësuar dhe një polic, ndërsa gjakderdhja dyditëshe në rajonin e Parisit përfundoi me një bilanc prej 17 të vdekurve, midis të cilëve edhe tre policë./mia
