Tripoli, sulmi vetëvrasës merr jetë njerëzish
Të paktën 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 janë lënduar në një sulm të një vetëvrasësi me bombë ndaj pikës kontrolluese në rajonin libian të naftës...

Të paktën 7 persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 janë lënduar në një sulm të një vetëvrasësi me bombë ndaj pikës kontrolluese në rajonin libian të naftës, të cilin po e trondisin sulme të xhihadistëve.
Zëdhënësi i forcave i obliguar për sigurinë e stacioneve të afërta të naftës deklaroi se dje është ngritur në erë, në pikën kontrolluese, në qytetin Ras Lanuf edhe një shofer, i cili ka transportuar naftë.
Sipas tij, midis viktimave është edhe një foshnje 16 muajshe.
Automjeti ka qenë në radhë, por ka shpërthyer kur i është afruar pikës kontrolluese. Rajonet Raf Lanuf dhe El Sider këtë javë ishin cak i ekstremistëve të “Shtetit Islamik”.
