Botë

Arrestohet gruaja, dyshohet si bashkëpunëtore e grupit të IS-it

08.01.2016 10:02

Policia greke ka arrestuar një grua për të cilën supozohet se është e lidhur me “Shtetin Islamik”, informon gazeta athinase "Etnos"...

Gruaja, e cila ka pasur shtetësi zvicerane dhe egjiptiane, është arrestuar në kufi gjatë tentimit për hyrje në Turqi së bashku me djalin e saj katërvjeçar.

Ajo është arrestuar nga policia në qytetin verior grek, Aleksandrupolis, për shkak se për të ka pasur urdhërarrest të kuq, të lëshuar nga Interpoli.

Bashkëshorti i gruas së theksuar ka deklaruar se ajo e ka rrëmbyer fëmijën e tyre dhe ka ikur nga shtëpia që të luftojë në anën e “Shtetit Islamik” në Siri.