Botë

Dënohet uzbeku që planifikonte sulm në SHBA

08.01.2016 11:00

Një refugjat uzbek do të kalojë 25 vjet në burg në Shtetet e Bashkuara dhe më pas do të dëbohet...

Kështu ka vendosur një gjykatës amerikan, pasi i pandehuri është shpallur fajtor për planifikimin e sulmit kundër një akademie ushtarake amerikane.
 
“Ai ka synuar të bëjë xhihad në SHBA”, ka thënë gjykatësi Edward J. Lodge teksa ka shpallur vendimin për Fazliddin Kurbanovin.
 
Kurbanov, vozitës kamioni, i cili ka lënë Uzbekistanin në vitin 2009, ka thënë se “nuk është terrorist” dhe se nuk e ka pasur kurrë në mend të bëjë gjëra të tilla.
 
Prokurorët kanë thënë se Kurbanov është xhihadist që ka komunikuar me organizatën terroriste Lëvizja Islamike e Uzbekistanit./evropaelire