Botë

Arrestohen dy refugjatë irakianë për terrorizëm

08.01.2016 11:15

Autoritetet amerikane kanë arrestuar dy refugjatë irakianë, në Kaliforni dhe në Teksas, nën akuza që lidhen me terrorizëm...

Një ankesë penale në Sakramento akuzon Aws Mohammed Younis al-Jayab, 23 vjeç, për udhëtim në Siri për të luftuar së bashku me organizatat terroriste.
 
Ankesa thotë se Jayab, i cili ka shkuar në Shtetet e Bashkuara si refugjat irakian në tetor të vitit 2012, ka shkruar në mediat sociale për qëllimet e tij për t’u kthyer në Siri, si dhe për përvojën e tij të mëparshme të luftës kundër regjimit në Siri.
 
Kur ka aplikuar për shtetësi amerikane, ankesa thotë se Jayab ka gënjyer zyrtarët e migracionit për udhëtimet dhe lidhjet e tij.
 
Ndërkohë, Omar Faraj Saeed Al-Hardan, një tjetër refugjat irakian, i cili ka hyrë në SHBA në vitin 2009, është akuzuar në Hjuston për sigurimin e mbështetjes për grupin militant Shteti Islamik./evropaelire