Botë

Zjarr i madh pyjor ka shkatërruar një qytet të vogël në Australinë Perëndimore

08.01.2016 12:31

Zjarri i madh pyjor që shpërtheu në rajonin më të gjërë të Perthit, në Australinë Perëndimore, e shkatërroi qytetin e vogël Jarlop, lajmërojnë mediat vendore...

Sipas policisë lokale, tre persona rezultojnë si të zhdukur. Era që ka fryer gjatë natës, me shpejtësi prej 60 kilometra në orë e ka "ndezur" zjarrin dhe e ka përshpejtuar përhapjen e tij, madje stuhia e zjarrit ka shkatërruar shumë pjesë të vendit, duke i përfshirë edhe disa ndërtesa dhe objekte publike, transmeton Bi-Bi-Si.
 
Dëshmitarët nga vendbanimet fqinje, kanë deklaruar se kanë parë se si flakët e zjarrit arrijnë deri në 50 metra lartësi.
 
Përfaqësuesi i shërbimit të zjarrëfikësve ka deklaruar se zjarri ka qenë aq i fuqishëm, ndërsa zjarri ka lëvizur me shpejtësi të tillë që zjarrëfikësit nuk kanë pasur që të intervenojnë. Ai shpjegoi se katër zjarrëfikës janë lënduar, ndërsa një automjet për shuarje është shkatërruar.
 
Banorët e Jarlopit kanë deklaruar për televizionin australian se druajnë që nga vendi i tyre nuk do të mbetet asgjë  dhe se po përballet me kanosjen që tërësisht të fshihet nga harta.
 
Meteorologët njoftojnë për stuhi të fuqishme, të përcjellur me bubullima dhe të reshura të rrëmbyeshme të shiut, ka kapluar pjesë nga rrethina më e gjërë e Perthit. Pritet që moti i keq të orientohet drejt zonës së djegur dhe të ndihmojë në luftën me stuhinë e zjarrit./mia