Korea e Jugut mesazhe propaganduese Phenianit
Koreja Jugore i ripërtëriu mesazhet propaganduese kundër Koresë së Veriut në kufirin me Korenë e Veriut...

Koreja Jugore i ripërtëriu mesazhet propaganduese kundër Koresë së Veriut në kufirin me Korenë e Veriut, si kundërpërgjigje ndaj provës bërthamore të realizuar nga Pheniani më 6 janar.
Emetimet u ripërtërinë pasdite, njoftoi një përfaqësues i Ministrisë së Mbrojtjes të Koresë Jugore.
Me 11 autoparlantë nëpër kufi emetohen pop këngë të popullarizuara koreane, lajme botërore, parashikimi i motit dhe kritika ndaj udhëheqjes shtetërore të Koresë së Veriut për testin e realizuar bërthamor, për ekonominë e vështirë të Phenianit dhe për gjendjen e tmerrshme të të drejtave të njeriut në vend.
Armata e Koresë së Jugut i vendosi nën sigurinë më të lartë vendet ku ndodhen altoparlantët dhe sistemoi artileri afër tyre.
Kur Koreja e Jugut për kohë të shkurtër i ripërtëriu mesazhet propaganduese në gusht, pas ndërprerjes 11¬vjeçare, Seuli njoftoi se të dy Koretë në mënyrë të ndërsjellë kanë shtënë me artileri.
Gjendja atëherë u qetësua pas negociatave dyditore të nivelit të lartë.
