Botë

Së paku katër të vdekur nga përplasja e një autobusi me refugjatë në Turqi

08.01.2016 13:47

Katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar në veri të Turqisë në përplasjen e një automobili...

Katër persona e kanë humbur jetën, ndërsa 30 të tjerë janë lënduar në veri të Turqisë në përplasjen e një automobili me një autobus me refugjatë të cilët udhëtonin drejt Greqisë, njoftuan mediat turke.
 
Anatolia njofton se në autobus gjendeshin refugjatë nga Siria, Afganistani dhe Mjanmari.
 
Autobusi i tyre në urën në provincën e Çanakkalasë është përplasur me një automjet dhe ka rënë në lum.
 
Në përplasjen jetën e humbën dy persona nga autobusi, si dhe dy udhëtarë të automobilit.
 
Refugjatët udhëtonin drejt bregut verior turk të Detit Egje, prej nga duhej të tentonin të kalonin deri në ishullin grek Lezbos./mia