Lumi Mat rrezikon Rrugën e Kombit

08.01.2016 15:07

Në Shqipëri sot situata e përmbytjeve është paraqitur më e stabilizuar, e megjithatë po ndihen ende pasojat e dy ditëve të fundit...

Nga shkarkimet e hidrocentralit të Ulëzës dhe Shkopetit, është vënë seriozisht në rrezik Rruga e Kombit.

Gërryerjet e lumit i janë afruar trasesë së këtij aksi rrugor në afërsi të fshatit Skuraj. Nisur nga këto kushte ka ndërhyrë Shtabi i Emergjencave Civile, i cili ka hedhur disa inerte dhe gurë në vendin ku ka gërryerje të lumit.

Autoritetet vendore thanë se po punohet për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme. Situata nga gërryerjet e lumit në Rrugën e Kombit është mjaft alarmante, kjo për shkak të shfrytëzimit pa kriter të shtratit të këtij lumi nga kompanitë që marrin inerte. (Luljeta Ndoka, TVM2)