Qeveria e Kosovës të hënën del me qëndrim të prerë për liberalizmin e vizave
Të hënën do të ketë një takim mes udhëheqësve të institucioneve përgjegjëse sa i përket përmbushje së kritereve për liberalizimit të vizave...

Pas këtij takimi, Qeveria do të dalë edhe me një vendim të prerë sa i përket kërkesave të Bashkimit Europain për heqjen e vizave, raporton lajmi.net.
Mbajtjen e këtij takimi e ka bërë të ditur kryeministri Isa Mustafa, në mbledhjen Qeverisë ku edhe ka kërkuar nga ministrat që deri në ati të sqarohen të gjitha çështjet.
“Çështja për të cilën ne kemi biseduar dhe jemi në rrjedhë të plotësimit të plotë edhe të këtyre rekomandimeve të fundit që kanë mbetur lidhur me liberalizimin e vizave. Ne kemi biseduar edhe me ministritë përkatëse, Ministrinë e Integrimeve Evropiane, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Kryeprokurorin, Këshillin Gjyqësor të Kosovës, zëvendëskryeministrin Thaçi, dhe do të kemi një takim edhe të hënën lidhur me një prerje që do ta bëjmë ne rreth përmbushjes së plotë edhe të kërkesave të fundit që ka pasur Bashkimi Evropian për liberalizimin e vizave”.
“Prandaj edhe në këtë aspekt ju kisha lutur që t’i sqarojmë çdo gjë që eventualisht mund të na ketë mbetur që në këtë proces mund të mbetet si vërejtje”, ka thënë Mustafa. (lajmi.net)
