Gruevski: Partitë mund të realizojnë takime ndërkombëtare
Secila parti ka të drejtë të realizojë takime ndërkombëtare...

Kështu e ka komentuar kryeministri, Nikolla Gruevski, vizitën e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, në Athinë, ku ka takuar shefin e Diplomacisë greke.
“Secila parti ka të drejtë të realizojë takime ndërkombëtare. BDI e ka bërë këtë edhe në të kaluarën, nuk ka pse jo”- tha kryeministri, Nikolla Gruevski.
Edhe sa i përket asaj se në takimin Ahmeti-Koxias është biseduar edhe për kontestin me emrin e Maqedonisë, Gruevski ka thënë se kjo është një temë e vjetër dhe në të gjitha takimet ndërkombëtare diskutohet në këtë temë.
“Le të flitet, në të gjitha takimet ndërkombëtare flitet për emrin. Nuk di një takim ndërkombëtar deri më tani ku nuk është folur për emrin”- theksoi Gruevski.
Sa i përket pranisë së zëvendëskryeministrit, Musa Xhaferi, në takim, Gruevski tha se ai është i pranishëm në këtë vizitë në cilësinë e përfaqësuesit partiak. (Gyltene Sinani, TVM2)
