Zyrtare: Nafiu i bashkohet Skënderbeut
Mirel Josa do të ketë dhe një tjetër lojtar të premten në dispozicion. Ai është Valmir Nafiu, i cili do të zëvendësojë Bernard Berishën..

Lajmin e konfimon për sportal.al menaxheri i përgjithshëm i kampionëve, Gerhard Takaj.
Nafiu është një lojtar, i cili është formuar te Shkëndija e Tetovës, por është aktivizuar edhe me skuadra si Hamburgu dhe Apoeli i Nikosisë.
21-vjeçari do të përforcojë mesfushën e korçarëve, që këtë sezon po përfitojnë nga shitja e talenteve, por synimi i drejtuesve është gjithmonë zëvendësimi i tyre me elementë cilësorë.
Faza përgatitore në Spanjë do t’i shërbejë afrimeve të reja që të ambientohen me grupin. Më herët Skënderbeu zyrtarizoi afrimin e brazilianit, Renato Carlos Martins Junior. Sulmuesi 28-vjeçar një prodhim i akademisë së Santosi është një sulmues.
