Emini: Kukësit i premtoj gola

08.01.2016 17:10

Izair Emini nënshkroi kontratë gjashtëmujore me kuksianët me mundësi vazhdimi edhe një vit tjetër...

Tashmë ish mesfushori i Renovës me skuadrën e re gjendet në Ulqin të Malit të Zi për fazën përgatitore të dimrit. Edhe pse përparësi për shërbimet e Izair eminit kishte Shkëndija e Tetovës, Kukësi  shprehi interesim për futbollistin në fjalë, ku është mirëpritur nga klubi dhe bashkëlojtarët.

Objektivat e Kukësit janë të fitojnë kupën e Shqipërisë dhe të dalin në Europë. Ndërsa vet futbollisti pas kontartës deklaroi: “Ju premtoj se do të jap maksimumin që të fitoj ekipi dhe se do të shënoj sa më shumë gola”.

Përndryshe Izair Emini, sezonin e kaluar ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit të Maqedonisë.