De Biasi ndër trajnerët më të mirë në botë

08.01.2016 17:20

Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka shpallur listën e trajnerëve më të mirë të vitit 2015 sipas arritjeve të tyre...

Këtu, trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi është i renditur në vend të gjashtë duke lënë pas tij Lars Lagerbackun e Islandës, pastaj Vicente Del Bosquen e Spanjës e shumë të tjerë.

Kjo është një arritje tjetër e italianit De Biasi pas suksesit të madh me kualifikimin e Shqipërisë në EURO 2016.

Trajneri më i mirë i përfaqësueseve në botë është shpallë tashmë ish trajneri i Kilit që aktualisht është i papunë, Jorge Sampaoli.