Bryant 33 mijë pikë në karrierë, por Lakers munden sërish

08.01.2016 17:44

Me 28 pikët e realizuara në ndeshjen ndaj Sacramentos arriti kuotën e 33 mijë pikëve në karrierë...

Me 28 pikët e realizuara në ndeshjen ndaj Sacramentos arriti kuotën e 33 mijë pikëve në karrierë duke u bërë i basketbollisti më i ri në moshë që kap një shifër të tillë dhe i treti në histori pas Karem Abdul-Jabar dhe Karl Malone, që kryesojnë edhe klasifikimin përsa i përket pikëshënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në NBA me Black Mamban që pozicionohet i treti.

Gjithsesi paraqitja e mirë e Bryant nuk i mjaftoi Lakers-ave për të evituar një tjetër disfatë në një sezon totalisht të dështuar për ta.

Në “Sleep Train Arena”, 16-herë kampionët e NBA u mposhtën me rezultatin e ngushtë 118-115 nga Sacramento Kings që koleksionoi fitoren e 15-të në këtë sezon.

6 fitore radhazi, Chicago Bulls nuk di të ndalet kjo edhe prej treshes së përbërë nga Jimmy Butler, Derrick Rose dhe Pau Gasol. Të tre këta basketbollistë arritën një kuotë pikësh me dy shifra duke ndihmuar skuadrën nga Ilinois të triumfonte me rezultatin 101-92 përballë Boston Celtics.

Gasol e kompletoi mbrëmjen e tij perfekte edhe me 18 topa të zotëruar poshtë tabelës ndërkohë që Butler ishte përcaktues në fitoren e Chicagos edhe me 10 asiste.