Fier: Një i vrarë në autostradë, pranë tij një veturë e djegur
08.01.2016 19:51
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është ekzekutuar me armë zjarri pasditen e sotme në austostradën Fier-Lushnje pranë vendit të quajtur Mullir i Artë ndërsa dyshohet edhe për një të plagosur...

Sipas policisë, bëhet me dije se rreth 9 metra larg viktimës është gjetur një automjet tip benz, i cili është shkrumbuar totalisht, pronari i së cilës nuk dihet ende.
Po ashtu policia thotë se në autostradë është gjetur dhe një tjetër automjet, po i djegur i cili dyshohet të jetë vetura e përdorur nga autorët e vrasjes.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet. (lajmi.net)
