Maqedoni
Mot me diell me vranësira mesatare
09.01.2016 12:06
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare, më shumë vranësira do të ketë në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryejë erë e dobët kryesisht jugore...

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus katër deri në dy gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës prej shtatë deri në 14 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët jugore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri minus dy gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri shtatë gradë Celsius.
Nga e diela do të mbisundojë mot i ndryshueshëm me vranësira të përkohshme me shi lokal dhe me kushte për mjegull nëpër fushëgropa. Deri të martën do të mbajë relativisht ngrohtë. Të martën do të fryejë erë e përforcuar e përkohshme nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa nga e mërkurja pritet rënie e temperaturave të ditës./Mia
