Maqedoni

Prej fillimvitit në Maqedoni janë regjistruar 18 mijë refugjatë

09.01.2016 14:45

Përkundër kohës së ftohtë dhe mos lejimit të tranzitimit të gjithë refugjatëve tjerë përveç irakenëve, sirianëve dhe afganëve, në Maqedoni vazhdon të ketë fluks të madh të refugjatëve...

Nga 1 janari 2016, autoritetet e sigurisë në vend kanë njoftuar se janë regjistruar rreth 18.000 refugjatë, ndërsa vetëm gjatë së enjtes kanë mbërritur plot 1784 refugjatë.
 
Rreth 50 përqind e refugjatëve në Greqi kanë migruar nga lufta, ndërsa gjysma tjetër prej problemeve ekonomike. Këta të fundit nuk lejohen të tranzitojnë përmes Maqedonise.