Botë
Merkel propozon masa për largimin e refugjatëve të dënuar
09.01.2016 15:32
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot në Gjermani, se propozimi që e rregullojnë çështjen e azilkërkuesve...

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot në Gjermani, se propozimi që e rregullojnë çështjen e azilkërkuesve “është në interes të qytetarëve të Gjermanisë, por edhe në interes të shumicës së refugjatëve të cilët janë këtu”.
Propozimi, i cili do të diskutohet me partnerët e koalicionit dhe të cilit i duhet miratim parlamentar, vjen pas një varg sulmesh seksuale gjatë festimeve të Vitit të Ri në Këln dhe qytete tjera të Gjermanisë, veprime për të cilat u fajësuan kryesisht shtetasit e huaj.
“Nëse një refugjat shkel rregullat, atëherë duhet të ketë pasoja që do të thotë se mund ta humbas vendbanimin këtu dhe atë pa marrë parasysh a është i dënuar me burg apo dënim me kusht”, tha Angala Merkel.
Propozimi ia mundëson edhe policisë që të bëj kontrolle më të shpeshta të dokumenteve të identifikimit. Sulmet gjatë festimit të Vitit të Ri, kanë nxitur thirrje për kontrolle më të ashpëra në Gjermani, vend i cili vetëm gjatë vitit të kaluar ka pranuar rreth 1.1 milion refugjatë.
ERSAN PAJAZITI
