Maqedoni
Kërçovë, përdoruesit e drogës shkaktojnë probleme në shoqërinë civile
09.01.2016 15:50
Përdorimi i lëndëve narkotike përbën njërin nga shqetësimet kryesore të shoqërisë civile...

Pasojat e këtilla devijuese prekin edhe fëmijët dhe gratë të cilat bëhen viktima të agresivitetit që e shkakton përdorimi i drogës.
Në Qendrën për Punë dhe Politikë të Kërçovës, jepet ndihmë edhe për narkomanët, thotë Arian Imeri, udhëheqës i sektorit për çështje juridiko-administrative i cili nënvizon se në vitin 2015 në Qendrën e Punës dhe Politikës Sociale në Kërçovë Janë paraqitur 11 narkomanë të cilët me ndihmën e këtij institucioni janë dërguar për trajtim në qendrat e specializuara të Ohërit dhe Tetovës.
Sipas evidences se Kryqit te Kuq ne Kerçove, trajtime adekuate mjeksore aktualisht marrin rreth 150 perdorues te lendeve narkotike por ky numer mund te jete edhe me i madh sepse sipas ekspertëve, nje pjese e tyre ngurojnë të paraqiten në Kryqin e Kuq ose në Qendrat e specializuara për të marrë trajtimin adekuat mjekësor.
Nga organizata e Kryqit të Kuq njoftojnë se për shkak të rritjes permanente të numrit të narkomanëve, janë aplikuar edhe masat që i ndihmojnë përdoruesit e drogës që të këthehen në jetën e tyre normale.
Ndërkaq ekspertët mjeksor vlersojnë se përdorimi i drogave duhet parë si një sëmundje kronike për të cilën ka një trajtim të veçantë dhe të gjithë të prekurit mund të paraqiten në institucionet përkatëse për të marrë ndihmën e duhur.
SHABAN DALIPI
