Botë
Turqi, përmbyset autobusi me emigrantë 8 të vdekur, 48 të plagosur
09.01.2016 16:11
Si pasojë e përmbysjes së një autobusi në rajonin Havran të qytetit Balikesir të Turqisë, i cili transportonte refugjatë sirianë...

Si pasojë e përmbysjes së një autobusi në rajonin Havran të qytetit Balikesir të Turqisë, i cili transportonte refugjatë sirianë, sipas të dhënave paraprake, mësohet se kanë humbur jetën 8 persona dhe janë plagosur 42 të tjerë.
Sipas informacioneve të marra, mësohet se autobusi është përmbysur në autostradën Balıkesir-Çanakkale. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e kërkim-shpëtimit, shërbimet e emergjencave 112, si dhe ekipet e policisë.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se ka humbur jetën shoferi i autobusit dhe 7 sirianë, si dhe janë plagosur 42 të tjerë, ku theksohet se 7 prej tyre janë në gjendje të rëndë, raporton Anadolu Agency.
Kryetari lokal i zonës Havran, ka pohuar se në aksident kanë humbur jetën drejtuesi turk i autobusit dhe 7 personat me shtetësi të huaj si dhe janë plagosur 48 të tjerë, ku mes tyre ndodhen 17 fëmijë dhe një grua shtatzënë.
