Maqedoni

Vizita e Ahmetit në Athinë, analistët: Mund të ndikojë te faktori ndërkombëtarë

09.01.2016 17:09

Takimi i kreut të BDI-së me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias, flet për një çlirim nga pozicioni nënshtures nga Nikolla Gruevski...

Takimi i kreut të BDI-së me ministrin e jashtëm grek Nikos Kotzias, flet për një çlirim nga pozicioni nënshtures nga Nikolla Gruevski si dhe për një tentativë për të zhbllokuar rrugën eurointegruese të vendit.
 
Ndërkaq në politikën partiake të partisë në pushtet, vizita e Ahmetit është ironizuar edhe pse në përbërje të delegacionit kishte dy zv.kryeminsitra dhe nga ana tjetër, me këtë kryeminsitri Gruevski devalvon gjithçka cka vjen nga partia e koalicionit të vet, me qëllim që ta mbrojë patriotizmin e tij përpara elektoratit të vet. Kështu vlerëson analisti politik, Ismet Ramadani.
 
“Vizita e delegacionit të BDI-së në Athinë është një vizitë për të cilën ata kanë vleresuar se duhet në këtë kohë të bëhet dhe ai është vlerwsim i tyre partiak edhe ashtu morri karakter partiak për faktin se ambasadori Maqedonisë atje nuk e ka shoqëruar delegacioni atje edhe pse aty kanë marrë pjesë dy kryeminsitra. Unë mendoj se nuk do të ketë ndonjë hap përpara sepse  partneri i koalicionit, kryeminstri në deklaratën e tij në një mënyrë e irronizoi këtë vizitë dhe nga kjo mund të nxirret përfundimi se fjalën e parë dhe të fundit për ta zgjidh cështjen e emrit e ka marrë mbi vete kryeminstri Gruevski dhe ai cdo vizitë tjetër apo takim tjetër mundohet ta relativizojë zaten edhe e relativizion”, tha Ramadani.
 
Vizita e Ahmetit në Athinë pozitivisht mund të ndikojë tek opinioni ndërkombëtarë, sidomos tek ai amerikan, thekson Ramadani.
 
“Ktu ka diç pozitive se megjithatë në opinionin ndërkombëtarë mund të merret një pozitivitet se  faktori shqiptarë është i interesuar të zgjidhet çështja e emrit sepse cështja e emrit pengon integrimin euroatlantik të Maqedonisë”, shtoi Ramadani.
 
Nga vizita e djeshme e kreut të BDI së me ministrin e jashtëm grek, Zëvendës kryeministri, Fatmir Besimi përmes një postimi në Facebook shpreson se është e mundshme zgjidhja e problemit të emrit me Greqinë, Besimi disa herë ka apeluar që Maqedonia duhet që ta zgjidh problemin me emrin, pasi që integrimi në NATO dhe në BE në këtë mënyrë do të ishte i pamundshëm.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU