Maqedoni

Kryeministri Gruevski të hënën në SHBA në takim me nënpresidentin Xho Bajden

09.01.2016 17:34

Në funksion të intensifikimit të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimit të ndërsjellët, kryeministri Nikolla Gruevski, të hënën, do të realizoje një vizitë në SHBA...

Në suaza të kësaj vizite në SHBA, kryeministri Gruevski do të realizoje takime me nënkryetarin e SHBA-ve, Xho Bajden në Shtëpinë e Bardh në Uashington.
 
Pritet që tema të bisedimeve me nënkryetarin amerikan Bajden të janë aktivitetet për thellimin e raporteve dhe bashkëpunimit, reformat në Maqedoni dhe proceset demokratike, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe raporteve tregtare, çështje të sigurisë dhe integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE.
 
Ndërkaq, kryeminsitri Gruevski nga Ohri ka konfirmuar udhëtimin e tij në Wahsington, por nuk ka dhënë detaje mbi takimin.
 
Ndërkohë, të hënën, vizitën e tyre në Maqedoni e kanë paralajmëruar tre euro deputetët, Kukan, Hovit dhe Vajgël, të cilët do t`i paraprijnë vizitës së euro komisarit për zgjerim të BE-së, Johanes Han.
 
Përndryshe, kryeministri  Nikolla Gruevski sipas marrëveshjes së Përzhinës më së voni me 15 janar duhet që të jap dorëheqje nga funksioni i kryeministrit dhe caktimit të një kryeministri të ri teknik i cili do të merret me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që janë caktuar të mbahen me 24 prill. 
 
Nikolla Gruevski me nënkryetarin amerikan Bajden, për të parën herë është takuar në shkurt të vitit 2011.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU