Botë
Kosovë protesta e opozitës përfundon në dhunë
09.01.2016 17:45
Nën moton “për shtet me sovranitet”, mijëra njerëz kanë dalur për të protestuar në sheshin Skenderbeu, në të cilin u kërkua dorëheqja e qeverisë së Kosovës...

Protestuesit n; krze me tre lider;t opoyitar at; t; VV-së, AAk-së dhe Nismës marshuan prej te Biblioteka Kombëtare e Kosovës deri tek shehi Skenderbeu, me thirrje Dorëheqje Qeveria, Jo demarkacionit, Jo marrëveshjes me Sërbinë. Liderët e këtyre partive thane se ka ardhur koha për tu thënë shkelësve të Kushtetutës që nuk mund të qeverisni më me shtetin e Kosovës.
“Kemi dal për republikën e barazisë dhe mirëqenies. Nuk ka pasur forcë që e ka gjunjëzuar popullin. 205 mijë qytetarë i kanë shpallur marrëveshjet e vdekura. Isa e Hashimi po e kërcënojnë Kosovën me Zajednicën dhe demarkacionin. Aq shumë dojnë ta themelojnë Zajednicën sa përmes zajednicës po dojnë ta mbajnë vetën në pushtet. Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa miqeve të tyre Vuçiqit e Daçiqit t’ua japin pasurit e tyre, e jo të Kosovës”, tha Visar Ymeri.
“Edhe pse zor është me e ba Kosovën, Kosova do të fillojë me u ba kur të shkojnë këta. Shkoni, që të bëhet Kosova, shkoni, që të ndalet korrupcioni, shkoni, që të ndodhë zhvillimi ekonomik, shkoni, që të kthehet Trepcashkoni, që të mos i mbushim kampet e azilit nëpër Evropë,shkoni, që të kemi Ushtrinë tonë,shkoni, që t’i kthejm kufijt tanë,shkoni, që të kemi shtet me sovranitet,isë dhe Hashim – shkoni, se Kosova nuk ju duron ma”, tha Ramush Haradinaj, kryetar i AAK.
“Qeveria nëse nuk e kanë kuptuar deri mbrëmë se çka kanë bërë, sot në sheshin Nënë Tereza dhe sheshin Skenderbe ka ra Qeveria e Kosovës, ne kërkojmë zgjedhje të lira dhe të zgjidhet kriza politike”, Fatmir Limaj, kryetar i nisma për kosovën.
Por edhe pas thirjeve të krerve të opozitës për protestë të qetë, protesta ka eskaluar në fund të saj, pasi që një grup protestuesish kanë nisur të gjuajnë gurrë, gjesende të forta si dhe koktej Molotov në drejtim të qeverisë dhe policisë, me çka edhe ka marrë flakën ndërtesa e qeverisë. Policia vëndoi në lëvzije autoblindat, ndërsa dy prej tyre janë përfshirë nga flaka. Qytetin e Prishtinës e ka kapluar flaka si pasojë e gazit dhe zjarrit, të shkëmbyer mes policies dhe protestuesve . Nga përplasja e ashpër mes Policisë së Kosovës dhe protestuesve, kanë mbetur disa policë të lënduar. Gazetarët e KosovaPress-it në terren raportojnë se disa policë kanë marrë goditje nga gurrët dhe mjetet e forta që po hedhen në drejtim të tyre.
ERSAN PAJAZITI
