Tenis

ATP Brisbane, finalja është Federer-Raonic

09.01.2016 18:39

Për të dytin vit radhazi do të ndahet mes zviceranit Roger Federer dhe kandezit Milos Raonic titulli i kampionit në turneun 250 pikësh që zhvillohet cdo fillim viti në Brisbane të Australisë...

Për të tretën herë radhazi 34-vjecari nga Baseli dhe njëkohësisht fituesi i 17 turneve Slam në karrierë siguroi kualifikimin në finalen e Brisbane pasi në gjysmëfinale kaloi shumë thjeshtë tenistin austriak Dominic Thiem.

Federer do të ketë kështu mundësi të fitojë titullin e tij të dytë në këtë turne dhe të dytin radhazi ndaj Raonic, që për të mbrritur deri në finale eliminoi idhullin e tifozerisë vendase australianin Bernard Tomic.

Për t’u kthyer te numri 3 i Botës, vetëm  1 orë lojë i mjaftoi Federer-it për të mposhtur  austrikuan Thiem.

6-1 6-4 ishte rezultati i seteve në favor të zviceranit që nëse triumfon sërish në Brisbane do të mbronte me sukses 250 pikët e fituara vitin e kaluar si dhe do të arkëtonte shumën e 484 mijë e 750 Dollarëve amerikanë.

Shumë herë më të vështirë se Federer e pati Raonic përballjen ndaj Tomic të cilin e mundi pas dy tibreak-ve me shifrat 7-6 7-6.

Kanadezi e nis kështu në mënyrën më të mirë vitin 2016-të me shpresën që këtë herë të hakmarret ndaj Federer në finalen e Brisbane për disfatën që pësoi një vit më parë.