Basketboll
NBA, tjetër humbje për Lakers, fitojnë Warriors dhe Spurs
09.01.2016 18:41
As ndeshja më e mirë në karrierë e Lou Williams nuk i mjaftoi Los Angeles Lakers për tu rikthyer te fitorja në Nba...

Në Staples Center ish basketbollisti i Toronto Raports realizoi plot 44 pikë, por kalifornianët u mposhtën me shifrat 113-117 nga Oklahoma City Thunder. Kjo ishte humbja e tretë rresht për Lakers-at dhe e 30-ta në këtë sezon. Në krahun tjetër vijon City Thunder që regjistroi fitoren e 8-të në 10 takimet e fundit.
Te Oklahoma ai që spikati më shumë ishte Rusell Westbrook. Ylli i City Thunder koleksionoi në total 36 pikë 12 rebound dhe 7 asiste ndërkohë që Kevin Durant u mjaftua me 24 pikë në suksesin e Oklahomas.
Nuk njeh rivalë Golden State Warriors. Kampionët në fuqi falë treshes Klay Thompson, Stephen Curry, Draymond Green kaluan shumë thjeshtë edhe Portland Trail Blazzers. 108-128 në favor të Golden State ishte rezultati që prodhoi sfida e zhvilluar në Oregon me Klay Thompson-in që realizoi 36 pikë në suksesin e 34-t sezonal të Warriors.
Fantastik Damian Lillard për Portland-in por i vetëm nuk mund të bënte asgjë për të evituar një tjetër humbje, edhe pse shënoi gjithsej 40 pikë ndërkohë që ndihmoi të tijët dhe me 10 asiste dhe 3 rebound. Largimin e LaMarcus Aldrigde te San Antonio Spurs gjatë verës tashmë po edhe ndien edhe ai.
Nuk ndalet as San Antonio edhe pse këtë herë skuadra teksane vuajti jashtëzakonisht për të mposhtur New York Knicks. Në AT&T Center Spurs regjistruan fitoren e 7-të radhazi teksa thyen me shifrat e ngushta 100-99 skuadrën e trajnerit Derek Fisher. I mrekullueshëm letonezi i talentuar Kristaps Porzingis në radhët e New York-ut por 28 pikët dhe 11 topat e zotëruar nën tabelë nga ai nuk i mjaftuan miqëve për të evituar këtë disfatë.
Vazhdon kriza e Phoenix Suns që pësoi humbjen e 9-të në 10-të ndeshjet e fundit. Në Arizona skuadra e trajnerit Jeff Hornacek këtë herë u dorëzua përballë Miami Heat që triumfoi me shifrat 95-103 për meritë edhe të Dywane Wade që realizoi 27 pikë.