Sportet E Tjera

Haxhi Krasniqi para betejës së madhe

09.01.2016 18:44

Gjithçka gati për meçin e madh në boksin profesionistë në kategorinë super të mesme në versionin WBO..

Gjithçka gati për meçin e madh në boksin profesionistë në kategorinë super të mesme në versionin WBO, ku takohet kryetrimi nga Kosova Haxhi Krasniqi me gjermanin me prejardhje turke, Xhagris Ermis. Meçi mes Krasniqit e Ermis do të zhvillohet sonte në orën 22.05 në sallën e madhe në “Maritim” Hotel në Berlin.
 
Boksieri shqiptar, synon fitore  për t'u ngjitur në renditje botërore dhe të vijë te mundësia tjetër për të boksuar për një titull të botës. 
 
Për Krasniqin, përballja me Ermisin do të jetë në tetë raunde në kategorinë super e mesme, që është kategoria e re në të cilën do të boksojë Krasniqi, pasi më herët kishte boksuar në atë gjysmë të rëndë, në të cilën kategori dy herë erdhi te meçi për titull bote, por në të dy rastet dështoi.