Sportet E Tjera

Vonn bën ligjin në Austri, suksesi i 72-të në karrierë

09.01.2016 18:47

Një paraqitje e shkëlqyer e amerikanes Linzi Vonn, që e dominoi garën në të dyja zbritjet, duke dhënë kohën e përgjithshme 2’11”17...

Diferenca e skiatores amerikane me rivalet ishte e ndjeshme, aq sa vendi i dytë ishte një sekondë më i avashtë, ku u rendit kanadezja Larisa Jurkiv. 

Ndërsa në vendin e tretë doli skiatorja austriake Cornelia Huetter. Në këtë garë zhgënjeu skiatorja zvicerane Lara Gut, kryesuesja e renditjes së Kupës së Botës.

Ajo e ruan kryesimin e renditjes provizore, por tashmë ka vetëm 58 pikë avantazh karshi Vonn, që me formën e shkëlqyer që e tregoi sot konfirmoi se do të pretendojë titullin kampion.

Për t’u evidentuar në këtë garë një incident i rëndë i skiatores norvegjeze Lotte Smiseth Sejersted, që pasi doli nga pista u përplas me rrjetën mbrojtëse.

Ajo, edhe pse mund të ecte vetë, u transportua me helikopter në spotal. Një rrëzim spektakolar edhe për austriaken Ramona Siebenhofer, por që për fat të mirë nuk pati pasoja.