Maqedoni

Mot i ndryshueshëm me erë të dobët

10.01.2016 12:01

Moti sot do të jetë me vranësira të vogla, në pjesët perëndimore me reshje të kohëpaskohshme të shiut...

Paradite në fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryejë erë e dobët kryesisht jugore.
 
Temperatura do të lëvizë prej pesë deri në 13 gradë Celsius.
 
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Do të fryjë erë e dobët nga jugu.
 
Temperatura do të arrijë deri në 8 gradë Celsius.
 
Nga e hëna do të mbisundojë mot stabil dhe i ngrohtë për këtë periudhë të motit. Nëpër fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës në orët e mëngjesit. Pastaj të martën do të jetë i ndryshueshëm me reshje lokale të shiut dhe do të fryjë erë e fortë nga jugperëndimi. Nga e mërkura pritet ulje e temperaturave të ditës gjë që do të shkaktojë reshje në disa vende më të larta dhe në male reshje të borës./Mia