Maqedoni
Disa pjesë nga Saraji, Qendra dhe Çairi nesër pa energji elektrike
10.01.2016 12:17
Një pjesë e konsumatorëve nga fshati Svillare e Poshtme në komunën e Sarajit nesër nga ora 09:30 deri në orën 14 do të mbeten pa furnizim me energji elektrike...

Në periudhën prej orës 9 deri në orën 15 pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugës "Kej 13 Nëntori" aliazhi 5 - anija pranë MEPSO-s, dhe sheshndërtimi i Betonit për rrotën panoramike, në komunën Qendër, ndërsa nga ora 9 deri në orën 14:30 ndërprerje të kohëpaskohshme të energjisë elektrike do të kenë konsumatorët e Dyqanxhikut në komunën e Çairit.
Nga ora 13 deri në orën 15 pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e Gjykatës Administrative të Republikës së Maqedonisë dhe selia e ONE-VIP në komunën Qendër.
Siç informon Qendra Rajonale për menaxhim me kriza e Qytetit të Shkupit, arsyeja për ndërprerje në furnizimin me energji elektrike është kryerja e aktiviteteve teknike në elektro - sistem nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA./Mia
