Maqedoni
Analistët skeptik ndaj zhvillimeve politike, 2016-ta vit i turbulencave pa ndryshime rrënjësore
10.01.2016 14:37
Maqedoninë e pret një pranverë e nxehtë në rafshin politik me mbajtjen e zgjedhjeve të 24 prillit, por pa shkaktuar ndryshime thelbësore...

Skepticizmi I tillë vjen nga analistët politik të vendit. Analisti Selim Ibraimi thotë se edhe faktori ndërkombëtarë është i interesuar që në vend të ketë ndryshime rrënjësore të cilat do të realizohet me shumë vështirësi.
“Bashkësia ndërkombëtare është e intersuar që të ketë zgjidhje në Maqedonidhe të ketë ndryshime thelbësore, mirpo kjo nuk do të bëhet aq shpejtë në Maqedonimpasiqë gjatë këtyre viteve kemi pasur një qeverisje joadekuate dhe të gjitha proceset integruese, politike dhe ekonomike në Maqedoni kanë shkuar së mbrapshti prandaj ky tranzicion dhe ky proces do të zgjasë në Maqedoni”, tha Selim Ibraimi, analist.
Ndërkohë që Akademiku Abdylmenaf Bexheti thotë se e tashmja dhe e kaluara jo e largët politike janë dëshmi se kthesat shoqërore dhe poklitike vështirë të realizohen. Sipas Bexhetit në Maqedoni edhe më tej do të vazhdojë të mbisundojë politika si pasojë e jo konkurencës në demokraci.
“Realisht vazhdon sundimi politik pa alternativa të shumta për shkaqe të njohura tanimë të elitave ekzistuese të cilat janë prononcuar kundër një konkurence duke u shprehur se të mjaftueshme janë dy parti ekzistuese në bllokun elektoral shqipatrë dhe kjo nënkupton se dëshriojnë të mbajnë statusin e pandryshueshëm në qeverisje edhe më tej”, tha Abdylmenaf Bexheti, analist.
Tranzicionit politik me zgjedhjet e 24 prillit duhet ti paraprijë ngjarja kryesore, dorëhqja e kryeministrit Nikolla Gruevski. Edhe azhurimi i listave zgjedhore si dhe definimi I statusit të mediave dhe funksionimi I tyre në fushatë pritet të shtojë mosmarrëveshjet midis partive maqedonase.
Sipas analistëve gjitha këto tensionime kanë shtuar interesin e BE-së të cilët do të dërgojnë për vizitë në Shkup eurokomesarin Johanes Hahn për të rishikuar situtatën.
MERAL ISMAILI
