Botë

SHBA, demonstrim force kundër koresë së Veriut dërgon avionët B-52

10.01.2016 15:05

Aeroplanët ushtarak amerikanë B¬52, kanë fluturuar mbi Korenë e Jugut për ta shfaqur forcën ndaj Koresë së Veriut...

Aeroplanët ushtarak amerikanë B¬52, kanë fluturuar mbi Korenë e Jugut për ta shfaqur forcën ndaj Koresë së Veriut, me të cilën janë tensionuar raportet pas testit të katërt bërthamor nga ky vend.
 
Avioni “B 52”, i aftë të transportojë një bombë bërthamore, është parë të lëvizte mbi bazën ajrore “Osan”, 72 kilometra në jug të kurifit që ndan dy vendet, përpara se të kthehej mbrapsht në bazën e vet pranë Guamit. Bombarduesin e shoqëronin dy avionë luftarakë, njëri amerikan, tjetri koreano-jugor.
 
“Fluturimi,  ishte një demonstrim i angazhimit të hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj aleatëve në Korenë e Jugut e Japoni, si dhe për mbrojtjen e vet tokës amerikane”, tha Harry B. Harris, Jr. Admirali i Marinës amerikane.
 
Fluturimet e B¬52 erdhën pasi udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e organizoi një ceremoni të fitorës pas pretendimeve se me 6 janar e kanë testuar bombën me hidrogjen, veprim për të cilin ekspertët kanë shprehur skepticizëm në lidhje me këtë provë.
 
Dy ditë pas testit, Seuli rinisi transmetimet propagandistike kundër Penianit përmes altoparlantëve të vendosur në zonën e çmilitarizuar, veprim ky të cilin Veriu e sheh si akt lufte.
 
ERSAN PAJAZITI