Maqedoni
Zaev nuk përjashton shtyerjen e zgjedhjeve për në qershor ose shtator
10.01.2016 16:46
Kreu i LSDM-së Zoran Zaev nuk e përjashton mundësinë që zgjedhjet e 24 prillit të shtyhen...

Ai në një deklaratë për agjencinë “Meta” theksoi se nuk ka marrëveshje për shtyerjen e zgjedhjheve, por kjo mund të ndodh nëse nuk garantohen zgjedhje të lira dhe demokratike.
Lideri i opozitës madje tha se si datë e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve është edhe shtatori, por siç thotë ai për këtë vendim duhet të vendosin nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinës në takimin me euro- ambasadorin Johanes Han.
“Tani për tani nuk ka marrëveshje konkrete për shtyrje të datës së zgjedhjeve të caktuar për 24 prill. Në organizatat tona komunale ndoshta kemi folur rreth afateve se deri kur mund të bëhet pastrimi i listës zgjedhore dhe asaj se kur mund të arrihet zgjidhje për mediat. Rreth datës konkrete do të diskutojmë në takimin me Johanes Han-in në Shkup, mirëpo kjo nuk do të thotë se zgjedhjet nuk do të mbahen në prill ose qershor. Ndoshta do të merremi vesh që data ideale për zgjedhje të jetë shtatori. Këtë duhet ta diskutojmë me komisionarin evropian dhe me nënshkruesit tjerë të marrëveshjes së Përzhinës. Nëse do të kem garanci se zgjedhjet do të jenë të barabarta dhe demokratike, atëherë ato mund të mbahen me 24 prill”, ka thënë Zoran Zaev për agjencinë e lajmeve “Meta”
Nga ana tjeter drejtori I kominikimit të VMRO-DPMNE-s; Ivo Kotevski thote se çdo tentim që kërcënon zgjedhjet e 24 prillit është kërcnim I realizimit të plotë të marrëveshjes së Përzhinës, dhe daljes nga kriza politike.
“Dalja nga kriza politike, gjegjësisht zgjedhjet që duhet të mbahen më 24 prill, është kruna e Marrëveshjes së Përzhinës. Qytetarët e Maqedonisë presin që kjo marrëveshje të realizohet dhe vendio të vazhdoj në rrugën e reformave. Çdo tentim për të shtyrë zgjedhjet e 24 prillit, është tentim që rrezikon zbatimin e plotë të marrëveshjes”, thotë Kotevski për agjencinë Meta.
Këmbëngulës për mbajtjen e zgjedhjeve në datën e caktuar me marrëveshje, 24 prill janë treguar tre liderët tjerë nënshkrues të marrëveshjes politike Nikolla Gruevski, Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.
ERSAN PAJAZITI
