Botë

Kosovë, opozita: Protestat nuk do të ndalen

10.01.2016 17:10

Tre liderët e subjekteve opozitare kanë deklaruar se qytetarët dje kanë treguar se nuk pranojnë marrëveshjen për Asociacionin...

Tre liderët e subjekteve opozitare kanë deklaruar se qytetarët dje kanë treguar se nuk pranojnë marrëveshjen për Asociacionin e komunave serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi, por njëkohësisht u dëshmua se kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore, pasi populli kërkoi dorëheqjen e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit.
 
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në konferencën për media, tha se qytetarët dje e kanë vërtetuar që janë kundër marrëveshjeve.
 
“Ne i falënderojmë te gjithë që morën pjesë në protestë dhe të gjithë ata qe e kanë ndihmuar protestën. Isa dhe Hashimi nuk janë me as ministra e as kryeministra”, tha ai.
 
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi se ka qenë i emocionuar kur iu ka drejtuar të gjithë atyre protestuesve. 
 
“Ne e dimë që Kosova është keq shkaku i udhëheqjes. Dje i kemi kërkuar qeverisë me shku, kanë kërkuar qytetarët”, tha Haradinaj. 
 
Kurse, Fatmir Limaj i Nismës për Kosovën, kanë thënë se protesta e djeshme ka qenë më masivja dhe me mesazhe të qarta që e panë krejt bota se asgjë nuk mund të zbeh këtë bindje. 
 
“Dje qytetaret dërguan dy mesazhe, nuk pranon marrëveshje dhe populli kërkoj dorëheqjen e Ises dhe Hashimit. Ajo çka kemi parë dje tregon që kjo qeveri ka humbur mbështetjen popullore”, tha Limaj.
 
Ndërkohë aktet e dhunës të udhëhequra nga opozita i ka dënuar edhe Qeveria e Kosovës e cila vlerëson se “dhuna e shfaqur në këtë protestë, është e organizuar nga humbësit e dëshpëruar të të gjitha zgjedhjeve në Kosovë, të cilët ambiciet e tyre politike, po përpiqen t’i realizojnë me djegie të institucioneve legjitime dhe përmes zhytjes së vendit në krim dhe anarki”.
 
Esklaimin e dhunës nga protestat e djeshme e ka dënuar edhe, evrokomisioneri Johanes Han dhe përfaqsuesit diplomatik në Kosovë të  cilët apelojnë qe palët te gjejnë rrugen e dialogut.
 
ERSAN PAJAZITI