Maqedoni
Qendrat shëndetësore plot me pacientë për shkak të sëmundjeve virusale
10.01.2016 17:37
Qendrat shëndetësore në Shkup gjatë festave të fundivitit janë mbushur me pacientë të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të infeksioneve të frymëmarrjes dhe sëmundjeve tjera virusale...

Infeksionet e ndryshme sipas kompetentëve ndodhin për shkak të ajrit të ndotur i cili disa muaj është preznet si dhe për shkak se qytetarët këto ditë për pushime po qëndrojnë bashkë dhe është më lehtë të barten infeksionet.
“Shtëpia shëndetësore Shkup ka 8 njësi kujdestarie të cilët mbulojnë orët pasi që mjekët amë të kenë përfunduar orarin e tyre. Krahas viruseve, kushteve dimërore, ndryshimit të motit, këto janë ditë kur njerëzit janë bashkë nëpër grupe dhe kështu shumë thjeshtë dhe shpejtë mund të barten infeksione”, tha Tanja Baevska, drejtore e qendrës shëndetësore Shkup.
Sipas pediatërve, të gjithë fëmijët përfshirë edhe foshnjat nën moshën një vjeçare, por edhe më të rriturit janë të ekspozuar ndaj rrezikut.
“Në këtë periudhë më të shpeshta janë këto infeksione të frymëmarrjes për shkak të ndotjes së ajrit, më të shpeshta i kemi pjesët e sipërme të frymëmarrjes, ndërsa ato të poshtmet janë më të rralla, simptomat më të shpeshta janë kollitja, vështirësi gjatë frymëmarrjes, mund të ketë edhe rrjedhje të hundëve edhe të syve”, tha Iskra Martinovska, pediatre.
Në Shkup gjatë periudhës së festave kanë funksionuar 8 qendra shëndetësore të cilat kanë punuar nga 24 orë, ndërkaq krahasuar me vitin e kaluar, për këtë vit për festat e fundvitit, nuk janë rregjistruar raste që kanë kërkuar ndihmë për shkak të ushqimit të helmuar dhe konsumimit të alkoholit, gjë që ka qenë e nevojshme në vitet e kaluara.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
