Tenis

Tenis, Raonic gjunjëzon Federer në finalen e Brisbane

10.01.2016 18:11

Milos Raonic hakmerret ndaj Roger Federer. Tenisti kanadez triumfoi 2-0 me sete përballë zviceranit në finalen e turneut të Brisbane duke i kthyer reston Federerit për disfatën që i shkaktoi një vit më parë...

Ky ishte suksesi i parë në Brisbane për 25-vjecarin e lindur në Podgoricë me Raonic që nisi në mënyrën më të mirë vitin 2016-të.

Numri 3 i Botës zhgënjeu pritshmëritë e fansave duke zhvilluar një paraqitje aspak të mirë për kanadezit. Pas kësaj disfate Federer humbi mundësinë për të mbrojtur titullin në Brisbane.

Sfida nisi e baraspeshuar me dy tenistët që ruajtën turin e shërbimit deri në game-in e 9-të kur Raonic e theu në servis zviceranin duke marrë kryesimin 5-4.

25-vjecari ruajti turinin e tij të shërbimit në game-in pasardhës duke fituar setin e parë me shifrat 6-4. Edhe seti i dytë ishte disi i ngjashëm por kanadezi ishte dukshëm më lart se Federer dhe i mori sërish turin e shërbimit në game-in e 7-të duke triumfuar po 6-4.

Në këtë mënyrë u mbyll edhe kjo finale me Raonic që mori në duar nga organizatorët trofeun e kampionit.