Maqedoni
Sulmohen dy marokenë në afërsi të shkupit, mbi 700 emigrantëve u jepen vërtetime për azil
10.01.2016 18:16
Në SPB – Kumanovë dje dy shtetas të Marokut, kanë raportuar se më 07 janarë në afërsi të Shkupit në hekurudhën jashtë qytetit...

Në SPB – Kumanovë dje dy shtetas të Marokut, kanë raportuar se më 07 janarë në afërsi të Shkupit në hekurudhën jashtë qytetit, nga ana e tre personave tani për tani të panjohur me shkop bejsbolli dhe goditjeve elektrike u janë kryer grabitje, me çrast u janë marrë rreth 300 euro, pasaporta dhe letërnjoftime në emrin e tyre dhe një telefon celular “Soni”.
MPB njoftoi sot se personat më 8 janarë rreth orës 23.50 në SPB- Kumanovë kanë raportuar se janë sulmuar nga dy persona të cilët i kanë transportuar me automjet, me ç’rast E.S. ka ikur dhe është fshehur, ndërsa E.E. është rrahur me grushta dhe nuk ka pësuar lëndime të dukshme. Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.
Ndërkohë nga MPB-ja bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë dhënë vërtetime për gjithsej 715 shtetas të huaj, për qëllimin e shprehur për parashtrim të kërkesës për njohjen e të drejtës së azilit.
Sipas nënshtetësisë më të shumtë janë shtetasit e Afganistanit 318, Sirisë 304, dhe Irakut 93. Në periudhën prej 24 orëve deri tek Sektori për azil nuk janë dorëzuar kërkesa për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit.
Në periudhën prej 1 janari deri më 9 janarë janë dhënë vërtetime për gjithsej 17.882 shtetas të huaj.
Sipas shtetësisë më të numërt janë shtetasit e Sirisë – 7.584, Afganistanit – 6.566 dhe Irakut 3.732. Nga fillimi i vitit deri deri më 9 janarë deri te Sektori për azil janë dorëzuar tre kërkesë për njohjen e së drejtës së azilit në bazë të vërtetimit të dhënë paraprak për parashtrimin e kërkesës për njohjen e së drejtës së azilit për katër persona mitur nga Afganistani.
ERSAN PAJAZITI
