Maqedoni
MPB dënohen 59 polic
10.01.2016 18:23
Pas nisjes së procedurës disiplinore, gjatë muajit dhjetor, janë sjell 59 vendime kundër 59 të punësuarve...

Pas nisjes së procedurës disiplinore, gjatë muajit dhjetor, janë sjell 59 vendime kundër 59 të punësuarve në Ministrinë e punëve të brendshme, për shkak të thyerjes së rregullave dhe ligjeve gjatë punës.
46 të punësuarve iu është caktuar masa “ dënimi në para”, pesë personave “ paralajmërim me shkrim “, për katër persona është caktuar masa “ ndalim të procedurës “, dy të punësuarve në MPB i caktohet masa “ ndërrim i pozicionit të punës” dhe dy personave masa “ përjashtim “.
MPB sot informoi se një polici nga Kriva Pallanka, SPB Kumanovë i ka caktuar masën “përjashtim” për shkak se për vete ka marr pasuri në kundërshtim me ligjin. Përjashtim ka marr edhe një Inspektor i lartë për preventivë në SPB Manastir, i cili pa arsye nuk ka ardhur në punë tre ditë.
Një pjesë e policëve janë vonuar në punë, kanë dhënë rrëfime të rrejshme, kanë qëndruar me uniforma edhe jashtë orarit të punës, nuk kanë ardhur në mbledhje, dhe kanë sulmuar person.
