Botë

Irani e akuzon Arabinë Saudite për pengimin e bisediemeve të paqes në Siri

10.01.2016 18:36

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, e ka akuzuar Arabinë Saudite për tensionet diplomatike dhe për tendencat për ta penguar Teheranin në bisedimet e paqes mbi Sirinë...

Ai tha se vendi i tij nuk do të lejoj që veprimet saudite të kenë ndikim negativ. Deklarata nga ai përkon me vizitën zyrtare në Teheran të të dërguarit për paqe në Siri të Kombeve të Bashkuara, Staffan de Mistura.
 
Raportet ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit janë prishtur pasi që Riadi e ka ekzekutuar një klerik shiit mysliman, veprim pas të cilit kanë pasuar protestat në Teheran ku është djegur edhe ambasada saudite.
 
Një ditë më parë gjashtë shtetet anëtare të Këshillit Koorperativ të Gjirit e kanë shprehur “mbështetjen e tyre të plotë” për Arabinë Saudite, për shkak të veprimeve ndaj Iranit, ndërsa e kanë dënuar atë që e kanë përshkruar, si ndërhyrje nga Teherani në punët e brendshme të Riadit.