Sportet E Tjera
Vonn s’njeh limite, fiton edhe supergjigantin
10.01.2016 18:42
Nuk njeh limite skiatorja amerikane Lindsey vonn, që 24 orë pas triumfit në zbritjen e lirë, triumfoi sot edhe në gare e super-gjigandit, zhvilluar në pistën austriake të Zauchensee...

Ky është suksesi i 26-të i amerikanes Lindzi Vonn në këtë specialitet dhe i 73-ti në karrierën e saj, duke përmirësuar nga gara në garë rekordin e fitoreve për një skiatore. Një fitore që ngushton edhe më shumë diferencën mes Vonn dhe Gut në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.
Vonn, pas dy zbritjeve, dha kohën e përgjithshme 1’12”75, duke lënë pas pikërisht zviceranen Lara Gut, ndërsa në vendin e tretë u rendit skiatorja austriake Cornelia Huetter.
Tashmë diferenca mes Vonn dhe Gut në renditje reduktohet edhe me 20 pikë të tjera, duke bërë që gara për titullin kampion të jetë e hapur deri në fund.
Një formë e shkëlqyer e skiatores amerikane, që mbylli fundjavën austriake me pikë të plota. Garat e Kupës për femra do të vazhdojnë të martën sërish në Austri, këtë herë në pistën e Flachau.
