Basketboll

NBA, Golden State stërvitet ndaj Sacramentos

10.01.2016 18:45

Vijon ecuria fantastike e Golden State Warriors në Nba. Kampionët në fuqi siguruan fitoren e 6-të radhazi dhe të 35-tën...

Vijon ecuria fantastike e Golden State Warriors në Nba. Kampionët në fuqi siguruan fitoren e 6-të radhazi dhe të 35-tën në këtë sezon pasi mundën në transfertë Sacramento Kings me shifrat 128-116. Thjeshtë i mrekullueshëm Stephen Curry. Ylli i Warriors koleksionoi 38 pikë 11 asiste dhe 6 rebound. 
 
Një fitore të thjeshtë arriti edhe Los Angeles Clippers që në Staples Center siguroi suksesin e 8-të radhazi pasi kaloi me rezultatin 97-83 Charlotte Hornets. Chris Paul me 25 pikë 7 asiste dhe 7 rebound ishte heroi  i vendasve në këtë përballje. 
 
Reggie Jackson dhe Andre Drummond me nga 23 pikë secili udhëhoqën Detroit Pistons drejt një suksesi shumë të rëndësishëm në sfidën ndaj Brooklyn Nets që përfundoi me rezultatin 103-89 në favor të skuadrës nga Michigani. 
 
Surprizon Utah Jazz. Në Salt Lake City formacioni i drejtuar nga trajneri Snyder kaloi pa shumë vështirësi Miami Heat. 98-83 ishte rezultati që prodhoi me Utah që iu fal paraqitjes së shkëlqyer të Gordon Hayward që realizoi 34 pikë në këtë duel.