Futboll
Ja çfarë thotë Celina pas debutimit me Manchester Cityn (Video)
10.01.2016 18:47
Bersant Celina debutoi për skuadrën e Manchester CItyt, në ndeshjen e FA Cup ndaj Norwichit Cityt, ku skuadra e Manuelle Pellegrinit fitoi me rezultat 3:0...
Celina u inkuadrua në lojë pas minutës së 80’të. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, pas ndeshjes ka thënë se debutimi me Manchester Cityn është një ëndërr e bërë realitet.
“U ndjeva shumë mirë, jam i lumtur, është një ëndërr e bërë realitet dhe jam tejet i lumtur”, tha Celina i cili më pas shtoi: “Dua t’i falënderojë të gjithë për mbështetjen, faleminderit”.
