Sportet E Tjera

Kristoffersen fiton sfidën me Hirscherin

10.01.2016 18:50

Norvegjezi fitoi sfidën dramatike ndaj austriakut të mirënjohur Marcel Hirscher...

Kristoffersen bëri rrëshqitje shumë të mirë dhe arriti në cak me kohë të kaluar për 1:51.34. Se gara ishte tejet interesante e dëshmon më së miri edhe fitorja e norvegjezit për gjashtë qindtat e sekondës ndaj Hirscherit.
 
Rusi Alexander Khoroshilov është renditur në vend të tretë dhe me kohë më të dobët për 60 qindtat se fituesi i garës dhe qe më i shpejt për 29 qindtat se francezi Alexis Pinturault.
 
Është interesant se në rrëshqitjen e parë Kristoffersen u pozicionua i treti me 32 qindtat më i ngadalshëm se Khoroshilov që kryesonte dhe 8 më pak se Hirscher.
 
Mirëpo, në rrëshqitjen e dytë Kristoffersen tregoi kualitetet e tija dhe shënoi fitoren e tretë nga katër garat e sllallomit të mbajtur për edicionin e sivjetshëm dhe ishte fitorja e shtatë në karrierën e tij.
 
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Hirscher kryeson me 801 pikë, pasojnë: Svindal (636), Kristoffersen (571), kurse në sllallom Kristoffersen udhëheq me 380 pikë ose ka 40 më tepër se Hirscher.