Futboll
Akrapovic zhvilloi stërvitjen e parë me Shkëndijën
10.01.2016 18:52
‘Kuqezinjtë’ sot kanë shënuar startin e përgatitjeve dimërore. Trajneri i ri Bruno Akrapoviç me ndihmësit e tij Jeton Beqiri dhe Armend Elezi...

‘Kuqezinjtë’ sot kanë shënuar startin e përgatitjeve dimërore. Trajneri i ri Bruno Akrapoviç me ndihmësit e tij Jeton Beqiri dhe Armend Elezi, si dhe Menaxherin për Sport, Ibrahim Ramadani njoftuan futbollistët për planin e përgatitjeve dhe pritjet për sezonin pranveror, ndërsa në orën 13:00 ekipi zhvilloi seancën e parë stërvitore. Të hënën priten risi në aspekt të përforcimeve.
Saktë një muaj ka zgjatur pushimi dimëror i futbollistëve të Shkëndijës.
Të enjten ekipi transferohet në Ohër ku prej 14 deri më 20 janar do të zhvillohet faza e parë e përgatitjeve. Pas rikthimit në Tetovë më 24 janar skuadra udhëton për në Antalia të Turqisë ku do të qëndrojë deri më 10 shkurt dhe përveç seancave stërvitore do të zhvillohen edhe katër ndeshje kontrolluese.
Në ditën e parë të përgatitjeve te Shkëndija kishte risi në aspekt të testeve për futbollistët.
Për herë të parë në Maqedoni, futbollistët e Shkëndijës bënë testet FMS. Bëhet fjalë për teste të cilat për herë të parë janë bërë në SHBA dhe janë dizajnuar nga Gray Cook.
Këta testet shërbejnë për të identifikuar difcitet në lëvizjet bazike dhe vlerësimi i mobilizimit dhe stabilitetit të kyçeve të këmbëve e duarve.
Sipas vlerësimeve jepen instruksione për stërvitje për eliminimin e lëvizjeve të kufizuara me çka sportisti elitar mund të përmirësojë kualitetet e lëvizjeve në nivel më të lartë dhe të reduktohen lëndimet.
