Maqedoni
Një tren pasagjerësh përplaset me shembjet e dheut në binarë në afërsi të fshatit Sogle
10.01.2016 19:42
Një tren pasagjerësh në relacionin Shkup - Manastir mbrëmë rreth orës 22.00 midis fshatrave Teovë dhe Sogle...

Një tren pasagjerësh në relacionin Shkup - Manastir mbrëmë rreth orës 22.00 midis fshatrave Teovë dhe Sogle ka goditur një shembje gurësh dhe dheu të cilat kanë qenë në hekurudhë. Nuk ka të lënduar, por edhe dëm të shkaktuar material.
Siç theksohet në kumtesën e MPB, një tren pasagjerësh nr. 645 me garniturë motorike nr. 712+108, i drejtuar nga makinisti C.T., dje në orën 22.00 në një kilometër hekurudhor 37+000 midis fshatit Teovë dhe fshati Sogle ka goditur një shembje dheu, me ç'rast prej goditjes i është shkaktuar dëm material garniturës motorike dhe i njëjti ka dalë prej binarëve.
Nuk ka pasagjerë të lënduar, ndërsa pasagjerët nga nëpunësit policorë nga vendi i fatkeqësisë drejt fshatit Sogle me autobusët e Hekurudhave të Maqedonisë janë transportuar në destinacionin e nevojshëm./Mia
