Gruevski në ShBA, takim me nënpresidentin Biden

11.01.2016 09:19

Në funksion të intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, kryeministri, Nikolla Gruevski, sot do të realizojë vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Në kuadër të kësaj vizite, kryeministri Gruevski do të realizojë takim me nënpresidentin amerikan, Xho Bajden.

Pritet që tema të bisedimeve me zëvendëspresidentin Bajden të jenë aktivitetet për thellimin e marrëdhënieve reciproke dhe bashkëpunimit, reformat në Maqedoni dhe proceset demokratike, rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe marrëdhëniet tregtare, çështjet e sigurisë dhe integrimi i Maqedonisë në NATO dhe në BE.

Ky është takimi i dytë mes kryeministrit Gruevski me nënpresidentin amerikan Bajden. Takimi i tyre i parë u mbajt në shkurt të vitit 2011.

Ky takim i ardhshëm është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Republika e Maqedonisë dhe SHBA-të janë vende miqësore dhe kanë marrëdhënie të ngushta midis tyre.

Të dy vendet kanë nënshkruar edhe deklaratën mbi partneritetin strategjik dhe realizojnë bashkëpunim të ngushtë në çështjet politike dhe ekonomike.