Mjegull në disa akse rrugore, qarkullimi ajror po zhvillohet pa probleme
11.01.2016 09:52
Për shkak të mjegullës në Tetovë, Gostivar, Veles, Negotinë, Demir Kapi dhe Petrovec, është ulur dukshmëria në rrugë prej 50 deri 100 metra, njoftoi sot në mëngjes Lidhja Automoto e Maqedonisë...

Në rrugët tjera në vend komunikacioni po zhvillohet pa ndalesa dhe ngecje, në disa vende në rrugë të lagështa.
Në aeroportin "Aleksandri i Madh" në Shkup, komunikacioni po zhvillohet normalisht. Sipas informacioneve të publikuara në ueb faqen e aeroportit, deri tani janë realizuar të gjitha fluturimet dhe aterimet e planifikuara, përveç fluturimeve për në Stamboll. (mia.mk)
