Seanca të dy komisioneve kuvendore
11.01.2016 10:30
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca duhet të mbajnë komisionet për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive dhe për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve...

Konfirmim i propozim-vendimeve për zgjedhje të kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit anketues për skandalin me fabrikën për falsifikimin e letërnjoftimeve, pasaportave, aferave dhe dokumenteve tjera në shkallën e dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës kundërvajtëse, janë në rend dite të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.
Debat publik për Propozim-ligjin për noterinë organizon Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive.
Komisioni për çështje evropiane, që ishte caktuar për sot, është anuluar. (mia.mk)
